Nuk zmbrapset Mbappe, do dalë në gjyq përballë PSG-së

23:52 | 3 Shtator 2024
D.H

Gjatë gjithë verës, është raportuar se Kylian Mbappe është në mosmarrëveshje me ish-klubin Paris Saint-Germain në lidhje me pagat e papaguara që i detyrohen.

Është raportuar se shuma që klubi parisien i ka sulmuesit francez është 55 milionë euro.

Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e Mbappes, e ka kërcënuar PSG-në me veprime ligjore nëse nuk paguanin paratë dhe tani ka pasur lëvizje për të arritur një rezultat.

Siç raporton L’Equipe, të dy palët do të takohen para komisionit ligjor të Ligue de Football Professionnel (LFP) më 11 shtator – të mërkurën e ardhshme.

Mbappe dhe përfaqësuesit e tij janë të vendosur të marrin fondet e borxhit dhe ishin ata që kontaktuan komisionin ligjor të LFP për të ndihmuar në përshpejtimin e çështjes.

Mbappe do të kthehet në Real Madrid për stërvitje në datën 11 të këtij muaji, pasi ndeshja e tij e fundit me Francën gjatë kësaj pauze ndërkombëtare është dy ditë përpara.

Ka të ngjarë që ai të humbasë seancën në këtë datë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme