Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes thanë se Rusia ka sulmuar me raketa balistike Institutin e Komunikimeve në Poltava, në Ukrainën Qendrore, duke vrarë të paktën 41 persona dhe duke plagosur më shumë se 180 të tjerë.
Zelensky dhe Ministria e Mbrojtjes tha se dy sulme raketore u kryen pak pas lëshimit të alarmit për sulme ajrore, prandaj njerëzit që ishin brenda institutit nuk kishin kohë që të evakuoheshin në një strehimore për bomba.
“Një nga ndërtesat e Institutit të Komunikimeve u shkatërrua pjesërisht. Njerëzit mbetën nën rrënoja. Shumë janë shpëtuar. Më shumë se 180 persona janë plagosur. Fatkeqësisht, shumë kanë vdekur. Deri më tani, 41 viktima janë të konfirmuara”, tha Zelensky.
Sulmi duket të jetë një prej më vdekjeprurësve që kanë kryer forcat ruse që kur nisi lufta në shkurt të vitit 2022.
Zelensky, përmes një videoje të publikuar në Telegram tha se po zhvillohen operacione të shpëtimit të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Zyrtarët ukrainas kanë raportuar për disa viktima në sulmet e kryera gjatë natës nga Rusia në Zaporizhja.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase po ashtu raportoi se një e katërta e betejave me forcat ruse në 24 orët e fundit janë zhvilluar në lindje të shtetit, afër qytetit strategjik Pokrovsk, në rajonin e Donjeckut. Në këtë zonë, trupat ruse është raportuar se javët e fundit kanë bërë përparime të mëdha./euronews
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...