Pesë persona janë ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës për falsifikim të dokumenteve.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.
“5 jemi të interesuar me i intervistu. 4 ua kemi dorëzu ftesat e 1 nuk ka qenë në Kosovë”, konfirmoi Elshani.
Elshani shtoi se këta persona që janë ftuar për intervistim kanë të bëjnë me rastin në fjalë të përmendur më lartë atë të institucioneve paralele.
Më 30 gusht të këtij viti, është bërë mbyllja e pesë institucioneve paralele ilegale në veri, “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.
LEXO EDHE:
Policia ndan pamje nga aksioni në veri, ku u mbyllen pesë komuna paralele serbe
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos