Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se tani e tuje shfaqja e filmave do të jetë pjesë e një programi rutinor javor për të burgosurat në Qendrën Korrektuese të Femrave në Lipjan.
Kjo pasi siç thuhet në një njoftim nga SHKK-ja, sot ( e martë) është shfaqur një film artistik dhe ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm tek të burgosurat, të cilat e ndoqën filmin me një përkushtim të madh
“Tash e tutje, shfaqja e filmave do të jetë pjesë e një programi rutinor javor, ku do të prezantohen filma historikë, komedi dhe të zhanreve të ndryshme, me synimin për të ofruar një mundësi të re socializimi dhe risocializimi, si dhe për të ndikuar pozitivisht në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të të burgosurave”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit