Nga një muaj paraburgim për të përfshirët në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”

18:24 | 3 Shtator 2024
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve të cilët akuzohen se janë të përfshirë në rastin e përleshjes mes grupeve “Sekiraqa” dhe “Capat”, me 1 shtator në Aktash të Prishtinës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Nga një muaj paraburgim është vendosur ndaj S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A.

Seanca gjyqësorë ndaj të dyshuarve është mbajtur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kujtojmë se nga përleshja e armatosur mes grupeve “Sekiraqa” dhe Capat”, u shkrepën rreth 100 plumba dhe mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën./Arbresh.info

Lexo edhe:

Përfundon seanca ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash

Lexo edhe:

“Mosmarrëveshje të mëparshme e qërim hesapesh”- Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë për vrasjen në Aktash?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme