Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se në veri të Mitrovicës janë gjetur eshtra të njerëzve, që dyshohet t’i përkasin personave që figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të këtij komisioni, qytetarët kanë hasur në këto mbetje mortore dhe pas njoftimit të POlicisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipi mjekoligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IML), raporton Arbresh.info.
“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosoves, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore. Komisioni do t’iu njoftoj pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njejtat janë më interes forcenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listes së personave të zhdukur”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin nga M...
Muslija drejt largimit nga Freiburgu
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e u...
Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën
Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fi...
Rutte thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte paso...