Përfshihet nga zjarri një trafo në Pejë

14:36 | 3 Shtator 2024
E.G

Një trafo në parkingun e qendrës “Meto Bajraktari” në Pejë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur që përveç dëmeve materiale, s’ka asnjë të lënduar.

“Përvec dëmeve materiale, s’ka të lënduar, pritet që eksperti i zjarreve të dalë me raport”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme