Google ADS

Arrestimi i kosovarit në Turqi për lidhje me Mossadin, deklarohet ministrja Haxhiu

11:51 | 3 Shtator 2024
A Z

Gjatë mëngjesit të sotëm, është raportuar se kosovari Liridon Rexhepi është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi.

Gjatë një konference për media ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se me këtë rast po merret drejtori i departamentit.

“Ministria e Drejtësisë ka një bashkëpunim juridik shumë të mirë me Turqinë. Ne trajtojmë kërkesa që janë në përputhje me vendimet e gjykatave. Në këtë drejtim, na kanë dërguar pyetje me shkrim për rastin në fjalë dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kam kërkuar nga drejtori i departamentit që të më njoftojë vetëm për çështjet me të cilat mund të njoftohet edhe opinioni publik”, tha Haxhiu./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme