Google ADS

Gjendet i vdekur një person në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë

09:52 | 3 Shtator 2024
E.G

Një person ka raportuar në polici se gjatë punimeve në një shtëpi të pabanuar ka gjetur një trup të pajetë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML.

Ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“HETIM MBI VDEKJEN Rr. C, Prishtinë 02.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në një shtëpi të pa banuar kishte gjetur një trup të pa jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme