Google ADS

Kryetari i Zubin Potokut thotë se po kërcënohet për herë të dytë nga një “oficer i MUP-it” të Serbisë

09:51 | 3 Shtator 2024
E.K

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka raportuar se është kërcënuar dy herë në tre muajt e fundit nga një person në rrjetet sociale.

Sipas Zeqirit, kërcënimet vijnë nga një profil që pretendon të jetë një terrorist dhe të jetë oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë.

Ai ka theksuar se kërcënimet janë bërë më 31 maj dhe më 2 shtator.

“Jam duke u kërcënuar dy her brenda tre muajve të fundit nga i njejti profil i një terroristi që paraqitet të jet nji Oficer i MUP-it të Serrbis i angazhuar në R.Kosovës. Heren e parë me 31 Maj. Dhe tani me. 2 Shtator. Përgjigjja e ime është: Ktu jam dhe Ktu do të jem Dem Baba Dem”, tha Zeqiri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme