Disa punëtorët e komunës paralele në Mitrovicë të Veriut kanë protestuar edhe të martën para dyerve të objektit që tashmë është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.
Është dita e dytë që këta punëtorë kanë tentuar të kthehen në zyra, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës.
Protestuesit kanë thënë se më nuk do të largohen nga hapësira. Ata kanë theksuar se puna për ta është burim i jetesës dhe se situata është “shumë e vështirë për të mbijetuar”.
Policia e Kosovës, nën dyshimin për lëshim të dokumenteve të falsifikuara, ka mbyllur 5 objekte të komunave paralele në katër komunat veriore.
Të premten nga Policia e Kosovës u mbyllën zyra e Qarkut për Mitrovicë si dhe katër komunat paralele në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, të gjithë në kuadër të sistemit të Serbisë./rtk/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...