Google ADS

Britania e Madhe pezullon disa eksporte armësh në Izrael

08:12 | 3 Shtator 2024
E.G

Britania e Madhe ka pezulluar disa shitje armësh për Izraelin, duke thënë se ekziston një rrezik që pajisjet të përdoren për të kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar.

Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar do të pezullonte 30 nga 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael.

Pajisjet e prekura përfshijnë pjesë për avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë.

Megjithatë sekretari Lammy tha se Britania e Madhe vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe kjo nuk përbën një embargo armësh.

/abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme