Kalaja e Gjirokastrës në Shqipëri vazhdon të jetë monumenti më i frekuentuar nga turistët ndërsa përgjatë muajit gusht u regjistruan 60 mijë vizitorë.
Pjesa më e madhe e turistëve që vizitojnë kështjellën e Argjiros janë të huaj por të interesuar për vlerat dhe historinë e saj janë edhe vizitorët vendas.
“Në vitin 1993 kam qenë këtu, kur erdha sot pashë shumë ndryshime në Gjirokastër dhe në kala, pastërti, se ky është vend turistik dhe është vendi i festivaldve të gjithë shqiptarëve dhe është një qytet tërheqës për çdo shqiptar”, thotë një i moshuar.
“Vij nga Argjentina, është hera e parë që vizitoj Shqipërinë dhe këtë kështjellë shumë të bukur, kam vizituar shumë kala në vende të ndryshme por kjo është e mrekullueshme, i rekomandoj çdokujt të vijë të vizitojë Gjirokastrën dhe kalanë e qytetit sepse ka për të qenë eksperiencë e bukur dhe kënaqësi”, shprehet një turiste.
“Jemi një grup të rinjsh nga Çekia që po kënaqemi duke vizituar Shqipërinë dhe këtë kala, është vërtet kështjellë e veçantë”, thotë një tjetër turiste.
Krahas kalasë së gurtë Gjirokastra ka një larmishmëri të guidës turistike me monumente kulture, vlera natyrore, historike, të cilat edhe gjatë verës tërhoqën një numër të lartë vizitorësh./euronews.al
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbwshtesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij