Google ADS

Theret me thikë një person në Prishtinë

19:21 | 2 Shtator 2024
E.H

Një person është lënduar nga një mjet i prehtë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia po heton rastin.

“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme