Policia për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht janë raportuar 251 aksidente të komunikacionit rrugor.
Në njoftimi e lëshuar thuhet se këto aksidente ndodhën në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.
Prej këtyre aksidenteve një është me fatalitet, 87 janë me lëndime ku 125 persona janë lënduar, dhe 163 aksidente janë me dëme materiale.
Në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin gusht-2024 ka qenë në zbritje prej -11.6%, për dallim nga muaji gusht-2023, që janë raportuar 284 aksidente të komunikacionit rrugor.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Rama në Bruksel: Së shpejti krijojmë Komitetin e Përbashkët ...
Sekuestrohen katër armë zjarri në Breznicë të Obiliqit, arre...
Kurti udhëton për në Bruksel, merr pjesë në drekën e ftuar n...
Loredana Zefi pjesë e jurisë së një prej ngjarjeve më të mëd...
Von der Leyen takon sot liderët e Ballkanit Perëndimor
Osmani udhëton për në New York, pritet të zhvillojë takime m...