Zyrtare: ‘Arkitekti’ i Ballkanit ndahet me kampionët

16:02 | 2 Shtator 2024
D.H

Pas një aventure për dy vite e gjysmë në krye të Ballkanit, ku sukseset nuk munguan, Ilr Daja më nuk do të jetë pjesë e skuadrës kampione.

Gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht, Daja është larguar nga shtabi teknik i skuadrës nga Suhareka, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e Ballkanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Daja me Ballkanin shkroi histori, duke u shpallur për tri sezone me radhë kampion i Kosovës.

Ai po ashtu ka fituar Kupën e Kosovës në vitin 2024 dhe Superkupën e Kosovës një vit më parë.

Daja në krye të Ballkanit arriti të bëj atë që nuk e bëri askush në futbollin kosovar, duke u kualifikuar për dy herë me radhë në grupet e Conference League.

Strategu shqiptar trajner i Ballkanit u emërua në janar të vitit 2022 kurse pas humbjes së djeshme nga Malisheva është përshëndetur me lojtarët dhe stafin e Ballkanit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme