Aktivist i LDK-së gjatë luftës, Imer Imeri ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Imeri është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, derisa i konfirmoi deklaratat paraprake, por edhe në gjykimet e në rastin e Sabit Gecit dhe atë të Xhemshit Krasniqit.
Prokurorja Vega Iodice ka thënë se dëshmitari Imer Imeri është rrëmbyer në Kosovë nga pjesëtarët e UÇK-së në një kazermë në Shqipëri, është keqtrajtuar, më pas është mbajtur edhe në Prizren prej pjesëtarëve të UÇK-së.
Sipas prokurores Iodice, në vendin ku po mbahej në Prizren kishte edhe serbë dhe romë.
Në prag të lirimit, sipas prokurorisë, pjesëtarët e UÇK-së i thanë Imerit të mos i tregonte askujt se çfarë ishte kishte ndodhur.
Dëshmitari Imeri ka thënë se është mbajtur në Cahan të Krumës në Shqipëri prej 12 prillit deri me 20 apo 22 qershor 1999.
Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë dy ditë e që një orë e gjysmë janë ndarë për ZPS-së, mbrojtësi i viktimave rreth 15 minuta dhe ekipet e mbrojtjes rreth shtatë orë./rtk
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?