Konflikti i armatosur mes dy grupeve në Prishtinë, Prokuroria ndalon pesë persona

12:26 | 2 Shtator 2024
L G

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth konfliktit të armatosur që ndodhi të dielën mbrëma mes dy grupeve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ku mbeti i vdekur një person dhe pesë të tjerë të plagosur.

Sipas njoftimit, pesë të plagosurit dhe njëkohësisht të dyshuarit për përfshirje në konfliktin e armatosur janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, raporton Arbresh.info.

“Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori kujdestar dje rreth orës 22:20, min nga Policia e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë është njoftuar për një incident me armë zjarri në mes disa personave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme, ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, bënë të ditur prokuroria.

Po ashtu, prokuroria bënë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përveç pesë të plagosurve, të cilët tashmë janë ndaluar, edhe disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar dyshohet se janë përfshirë në konfliktin e mbrëmshëm (e diele).

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”./Arbresh.info/

LAJMI I PLOTË

E konfirmon Prokuroria: Shkumbin Sekiraqa i dyshuar për plagosjen e djalit të familjes “Capat” ndalohet për 48 orë

Drejtori i Ortopedisë flet për gjendjen e tre nga pesë të plagosurve në Prishtinë

 

Të ngjashme