Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite mban stërvitjen e parë para ndeshjeve të shtatorit.
Dardanët më 6 shtator përballen me Rumaninë në ‘Fadil Vorri’, në sfidën e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, derisa tri ditë më pas Kombëtarja jonë luan në udhëtim tek Qipro.
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda sot në orën 13:00, do të mbajë konferencën e parë para sfidave të shtatorit.
“Ju njoftojmë se përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të hënën, do të mbajë konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros”, thuhet në njoftimin e FFK-së./rtk
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...