Një “luftë” mes dy grupeve kriminale ka ndodhur të dielën mbrëma në Prishtinë, ku gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, një person ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre rëndë, raporton Arbresh.info.
Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm në raportin e saj 24 orësh, ka dhënë disa detaje rreth ngjarjes që tronditi Prishtinën mbrëmjen e së dielës në rrugën Gazmend Zajmi, duke bërë të ditur e pesë të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK nën masa arresti dhe mbikëqyrje policore.
Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore”,thuhet në njoftimin e policisë.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.
Ndërkohë, në media është raportuar se në këtë ngjarje të rëndë janë të përfshira famija Sekiraqa dhe Gashi, të njohur ndryshe si “Capat”. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...