Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, mendon se ndaj Romës ishte një ‘lojë e ekuilibruar dhe barazimi një rezultat i drejtë’.
Rekordi 100 për qind për Zonjën e Vjetër përfundoi në javën e 3-të, edhe pse ishte ndeshja e tretë radhazi për bardhezinjtë këtë sezon që nuk pranojnë gol, edhe pse sot erdhi me barazim pa gola ndaj Romës së Daniele De Rossit.
“Ishte një lojë e ekuilibruar ku Roma na detyroi të tërhiqemi në krahun e djathtë, por në pjesën e dytë ne dolëm më mirë, patëm më shumë topin dhe u përpoqëm të luajmë në pjesën e tyre. Mendoj se rezultati ishte i drejtë”.
“Roma e meriton për ngadalësimin e ritmit, ishte e vështirë për ne që të shpërthenim dhe t’i shkonim përpara. Ka shumë gjëra që mund të përmirësojmë për të ngritur nivelin ndaj kundërshtarëve të mirë. Ishte jashtëzakonisht lojë e ekuilibruar”, nënvizoi edhe njëëherë Motta.
Nënshkrimet e reja Teun Koopmeiners, Francisco Conceicao dhe Nico Gonzalez të gjithë debutuan, dy të parët nga fillimi i pjesës së dytë.
“Ne kemi shumë lojtarë cilësorë, duke përfshirë ata që e filluan lojën”.
“Ishte normale në këtë periudhë të sezonit që të ketë disa rënie të intensitetit fizik, prandaj të gjithë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre”, deklaroi Motta.
Juventusi ka 7 pikë në krye, aq sa Interi, Torino dhe Udinese. /Telegrafi/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...