Mbappe vendimtar, Reali rikthehet tek fitorja në La Liga

23:35 | 1 Shtator 2024
D.H

Real Madridi ka arritur të shënoj fitore ndaj Real Betisit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së katërt në La Liga.

Dy golat e madrilenëvë u shënuan nga super-transferimi i verës, Kylian Mbappe, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me Realin që e dominoi ndeshjen.

Kurse në pjesët e dytë, Betisi po kalonte momente më të mira deri tek goli i parë i ‘Los Blancos’.

Ishte minuta e 67-të kur francezi Kylian Mbappe, mori një top fantastik nga Valverde dhe u realizua goli i parë.

Ndërkohë tetë minuta më vonë, Vinicius Jr fitoi penallti, ku në gol e konkretizoi Mbappe për 2-0.

Këta ishin golat e parë me Realin në La Liga, të ish-kampionit të botës me Francën.

Kjo ishte fitorja e dytë për madrilenët këtë sezon të cilët ndodhen tani në pozitën e dytë me tetë pikë, katër më pak se liderja, Barcelona.

Teksa, Betisi ka dy pikë dhe ndodhet në pozitën e 17-të në tabelë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme