Google ADS

Aksident mes dy automjeteve në Pejë, lëndohen dy persona

19:00 | 1 Shtator 2024
E.H

Dy persona janë lënduar si pasoj e një aksident mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Pejë-Istog.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Istog, saktësisht në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme