Google ADS

Vendoset pllakë e departamentit të patentë shoferëve në ish-objektin e komunës paralele në veri të Mitrovicës

16:26 | 1 Shtator 2024
E.H

Në ish-objektin e strukturave paralele serbë në Mitrovicën e Veriut, është vendosur pllaka e departamentit për patentë-shofer.

Zyrtari Ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi ka publikuar një fotografi nga vendosja e pllakës në objekt teksa ka uruar Mitrovicën për këtë hap, shkruan Arbresh.info.

Kujtojmë se të premten është zhvilluar një aksion policor për mbylljen e pesë komunave paralele serbe në Mitrovicën e Veriut.

Edhe ky aksion, është dënuar fuqishëm nga ndërkombëtarët për siç thonë ata, moskoordinim dhe veprime të njëanshme të Qeverisë.

Në aksionin e së premtes u mbyllën pesë komuna paralele që vepronin në të ashtuquajturin Qarkun Administrativ të Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës, Zveçani, Zubin-Potok dhe Leposaviq, e të cilat dyshohet se lëshonin dokumentacion të falsifikuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme