Google ADS

Rama mbledh qeverinë në Dajt, temë kryesore zgjedhjet 2025

15:54 | 1 Shtator 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi Rezidencën Qeveritare në Dajt për vijuar traditën e mbledhjeve informale të qeverisë pas pushimeve të verës.

Fokusi kësaj mbledhje lidhej me mënyrën se si do të komunikojë kabineti qeverisës, me qytetarët para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025

Krahas ministrave iu bashkuan mbledhjes edhe Kryetaret e komisioneve parlamentare, Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali, Nënkryetari i kuvendit Bledi Çuçi bashkë me kryetari i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi si dhe Drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë.

Kjo mbledhje ishte e konceptuat në katër blloqe për çështjet Sociale ato të Sigurisë dhe Blloku i Drejtorëve.

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes lidhej me komunikimin nga ku çdo ministri paraqiti propozimet e detajuara, kjo në funksion të zgjedhjeve 2025.

Kjo mbledhje e qeverisë këtu në Dajt, i paraprin asaj të asamblesë së re socialiste të dielën e ardhshme në Durrës, nga ku pritet zgjedhja e sekretariatit të PS.

Nuk përjashtohet mundësia që kryesocialiti Edi Rama, të ndërmarrë një rokadë, mes drejtuesve politik të PS në 12 qarqet e vendit.

Për Top Channel nga rezidenca qeveritare në Dajt, Muhamed Veliu./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme