Shtatori ka nisur me një fluks të lartë automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë në rrugën e Kombit.
Edhe këtë fundjavë bregdeti ka qenë zgjedhja e shumë qytetarëve nga Kosova për t’u freskuar, ndërsa temperaturat vijojnë të jenë të larta.
Siç shihet në këto pamje gjatë paradites te se dielës në rrugën e Kombit janë shënuar radhë të gjata automjetesh. Fluksi i lartë ka rënduar më së shumti trafikun pranë rreth rrotullimit në Fushë Milot, në krahun verior në drejtim të Lezhës.
Ndërsa në pjesën tjetër të autostradës, qarkullimi i automjeteve ka vijuar normalisht dhe tërësisht i lirshëm, fale dhe hapjes se rrugës së re Thumane- Kashar, në fillim të këtij sezoni turistik.
Gjatë fundjavës policia rrugore operon me kapacitete të shtuara për të monitoruar trafikun që shkaktohet.
Bregdeti i Shqipërisë është gjithnjë zgjedhja e parë e shqiptarëve të Kosovës për të kaluar pushimet, ndërsa gjatë fundjavës flukset shtohen nga pushuesit ditorë, të cilët preferojnë më së shumti Durrësin, Shëngjinin dhe Velipojën./abcnews.al
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...