Ministri i Brendshëm i SHqipërisë, Ervin Hoxha ka reaguar mbi ngjarjen e ndodhur në Korçë, ku një 45-vjeçar dogji me benzinë gruan e tij, pasi ishin në proces divorci. Ministri Hoxha tha se ky akt i paprecedentë i dhunës tregon se dhuna në familje nuk minimizohet vetëm me reagimin institucional por duhet edhe sensibilizim i shoqërisë.
“Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria. Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë.
Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës”, shkruan ministri Hoxha.
Ministri ka bërë thirrje të denoncohet çdo rast dhune në familje dhe se autorët do të përballen me ligjin. Ai shtoi se çdo viktimë e dhunës do të ketë mbështetjen institucionale.
“Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme! Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.
Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës – viktimë e dhunës në familje dje në Korçë – shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje”, shkruan Hoxha.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili leu me benzinë gruan e tij Melisa Trëndafilin, 31 vjeçe, dhe I vuri flakën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa çifti ishte në proces divorci dhe aktualisht jetonin të ndarë. 31-vjeçarja ka pësuar djegie të gradës së rëndë në trup, ndërsa autori është ende në arrati.
/rtsh.al/
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...