Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e arsimit, duke e ndërlidhur me pakënaqësitë e stafit arsimor si dhe renditjet ndërkombëtare të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky shtator i gjen nxënësit me probleme për tekste shkollore dhe kushte të rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilema për sistemin arsimor, shkruan Arbresh.info.
“Qeveria aktuale, në vend që të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, duke i trajtuar ata me respekt e paga të dinjitetshme, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë ata në xhep e në dinjitet, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, t’i shpallë armiqësore. Ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës, e posaçërisht për stafin mësimor, ka qenë rritja e pagave për 6.80 euro”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Çdo fillim shtatori, ka qenë festë për mijëra nxënës, mësues dhe prindër, e sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor.
Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor.
Institucionet prestigjioze ndërkombëtare, e rendisin Kosovën në fundin e tabelës për sa i përket cilësisë në arsim, ndërsa statistikat flasin për mijëra nxënës e studentë, që brenda 2-3 viteve të fundit e kanë braktisur shkollën e Kosovën.
Qeveria aktuale, në vend që të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, duke i trajtuar ata me respekt e paga të dinjitetshme, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë ata në xhep e në dinjitet, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, t’i shpallë armiqësore. Ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës, e posaçërisht për stafin mësimor, ka qenë rritja e pagave për 6.80 euro.
Të vetëdijshëm se nuk e keni aspak të lehtë, ju uroj më të mirat juve mësues, nxënës e prindër, që të keni forcë e kurajë ta përballoni një vit aspak të lehtë shkollor, me shpresë që të jetë i fundit, kaq i vështirë e me këtë qeveri./Arbresh.info/
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...