Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka bërë një pretendim sa i përket trofeve të fituar duke kritikuar personat që kanë vënë në pikëpyetje stilin e tij të lojës.
Tekniku holandez tha se United ka qenë klubi më i suksesshëm në Angli në aspektin e trofeve të fituar pas Manchester Cityt, që prej se u mori drejtimin e klubit në 2022.
‘Djajtë e Kuq’ i dhanë fund serisë prej gjashtë viteve pa trofe të fituar në sezonin 2022/2023 kur arritën të fitojnë ‘Carabao Cup’ duke mposhtur Newcastle United në finale.
Në sezonin e fundit, ata e fituan titullin e FA Cup duke mposhtur në finale Manchester Cityn.
“Dëgjoni, ne kemi fituar në dy vitet e fundit, pas Cityt, klubi me më së shumti trofe në futbollin anglez, kështu që kemi luajtur mirë në dy sezonet e fundit”.
“Ky është realiteti dhe këto janë fakte. Dhe po, këtë vit gjithashtu, ne duam të fitojmë dhe duam të fitojmë trofe”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Unë kam shumë besim në atë që jemi duke ndërtuar, kjo është çfarë kam bërë në 11 vitet e fundit. Kështu që duhet të keni durim, të prisni”.
“Ne do të punojmë dhe do të përmirësohemi gjatë këtij procesi dhe do të synojmë t’i realizojmë objektivat tanë dhe të fitojmë trofe”.
“Kritikat janë shumë subjektive, ka vetëm një gjë në futboll dhe kjo është fundi i sezonit kur ju e dini nëse keni fituar trofe apo jo. Dhe e përsëris veten time, pas Cityt, ne kemi fituar më së shumti trofe në futbollin anglez”, përfundoi ai./Telegrafi/
Limaj ”selam” nga Zvicra
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndiko...
Mbi gjysmë milion gjoba të shqiptuara nga policia, qytetarët...
“Ti dua sytë që më shikojnë…”- Arioni ulet në gjunjë dhe i s...
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...