Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Programi i Diplomacisë Qytetare është transformuar sot në një gurthemel të mundësive për të rinjtë e mërgatës sonë në ndërtimin e shtetit dhe në fuqizimin e institucioneve.
Ajo i ka falënderuar për punen dhe përvojën gjeneratën e dytë të këtij programi, shkruan Arbresh.info.
“Programi i Diplomacisë Qytetare, i lansuar para dy vitesh, është transformuar sot në një gurthemel të mundësive për të rinjtë e mërgatës sonë që të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit dhe në fuqizimin e institucioneve tona. Në përfundim të angazhimit të gjeneratës së dytë të këtij programi në institucionet e vendit, i falënderova për dijen dhe përvojën e pasur që sollën në Kosovë, duke vendosur standarde të reja të punës dhe disiplinës në punë.”, ka shkruar ajo.
Gërvalla theksoi se ata do të jenë ambasadorë të Kosovës duke shtuar se Kosova ka nevojë për të rinjtë e mërgatës.
“Ata sot e njohin Kosovën shumë më ndryshe dhe më mirë sesa e kishin perceptuar dhe dëgjuar më parë, dhe padyshim do të jenë ambasadorët e shtetit të Kosovës, duke ndihmuar në krijimin dhe fuqizimin e lidhjeve me shtetet dhe institucionet ku ata do të punojnë në të ardhmen. Kosova ka nevojë për të rinjtë e mërgatës, dhe jemi të lumtur që tashmë kanë filluar angazhimin e tyre në këtë program edhe 25 të rinj të tjerë nga shtete të ndryshme të botës.”, u shpreh ajo./Arbresh.info/
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...
“Shumë po më pëlqen”, Driloni ngacmon Xhenetën
Planet e Vullnetit për të marrë Xhenetën në grupin e tij
Arrestohet një person lidhur me plagosjen e dy personave në ...
Votohet buxheti i vitit 2025
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar