Observatori dhe Planetariumi i Kosovës janë vendet ku hapësira bëhet art dhe shkenca një poezi e yjeve. Kur vrojton përmes teleskopëve të Observatorit, duket sikur shpirti të shkon përtej yjeve, duke u humbur në një botë tjetër.
Ndërkohë, në Planetarium, shfaqjet e stimuluara të përplasin në një udhëtim ëndërrimtar mes galaktikave, ku të çojnë në një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes hapësirës.
Observatori dhe Planetariumi kombëtar i Kosovës, i pozicionuar në Rashnicë të Shtimes tanimë ka hapur dyert e tij për pasionantët dhe të interesuarit në eksplorimin e universit.
Kryetari i “Astronomy Outreach of Kosovo”, Milaim Rushiti tregon për Arbresh.info ambientet e brendshme dhe shërbimet që ofron observatori.
“Ne si organizatë në këtë observator organizojmë dy ture te vizitave gjatë ditës që është për vrojtimin e diellit dhe gjatë natës që është për vrojtimin e trupave qiellor, siç janë: planetët, galaktika e kështu me radhë. Ky observator është hapur me datën 20 qershor të këtij viti dhe funksionon çdo ditë nga e marta deri në të dielën”, pohon Rushiti.
Sipas tij, në Kosovë mund të vrojtohen planete të ndryshme, por varësisht sipas kohës.
“Janë dy grupe të pajisjeve që i përdorim janë ato gjatë ditës që e vrojtojmë diellin që është një nga teleskopët më të mëdhenj në Evropën Juglindore që është teleskopi hidrogjenar “Alfa”, i cili është donacion dhe është për vrojtimet gjatë natës. Jo vetëm në Kosovë por mund të vrojtohen planetë të ndryshme, gjatë kësaj kohe mund ta vrojtojmë Saturnin dhe Hënën. Natën mund t’i vizitojmë sistemet e planetët tonë diellor jo të gjithë planetët mund të jenë në të njëjtën kohë në horizont”, shprehet ai.
Rushiti thekson se ndërtimi i Observatorit është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes në vlerë prej 310.000 mijë eurosh.
“Donacion janë pajisjet të gjitha nga tri organizata të mëdha në Amerikë, ndërsa objekti si i tillë është i financuar nga Ministria e Arsimit ndërsa infrastruktura rrugorë janë nga Komuna e Shtimes”, thotë Rushiti.
Observatori është i pajisur me mbi 15 teleskopë, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë pasionantët e astronomisë.
“Këtu jemi para teleskopit më të madh në Kosovë dhe më të madhin që e prodhon kompania. ky teleskop na mundëson vrojtimin më të mirë të trupave qiellor sidomos të Hënës, Jupiterit, Saturnit, galaktikave. Këtu janë mbi 15 teleskop”, përfundon Rushiti.
Ndërtimi i kësaj qendre ka filluar para rreth dy vjetësh, kur edhe u nënshkrua marrëveshje mirëkuptimi mes Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarit Aliu, për realizimin e këtij projekti./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...