Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ka njoftuar se nga Ksamili në Koman, këtë javë, nga kontrollet janë bllokuar 18 mjete lundruese.
Konkretisht janë bllokuar 11 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji.
Sipas policisë vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore.
“Mjetet e bllokuara përfshijnë: 11 jet ski, 3 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike që kishte të instaluar motor uji. 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 5 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.1 mjet lundrues është bllokuar në Velipojë dhe 1 varkë metalike, e cila kishte të instaluar motor uji, është bllokuar në liqenin e Komanit për mungesë dokumentacioni dhe kushteve të sigurisë”.
6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 lekë.
“Drejtuesit e 4 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 100,000 lekë të rinj për mospajisje me licencën e operatorit turistik. Drejtuesit e 8 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Drejtuesi i varkës metalike, krahas masës së bllokimit të mjetit, u ndëshkua me masë administrative 20,000 lekë për mungesë dokumentacioni dhe të masave të sigurisë”.
Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, përgjatë kësaj jave, iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 11 raste që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Koman.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
/rtsh.al/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...