Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve

11:46 | 1 Shtator 2024
E.G

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një vizitë në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve në Bruksel.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar për ditët e ngarkuara në Forumin Evropian të Alpbachut dhe në Forumin GLOBSEC në Pragë, shkruan Arbresh.info.

Ai ka thënë se një prej momenteve të rëndësishme ka qenë takimi me zëvendësndihmësekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanov në margjinat e GLOBOSEC.

Mes të tjerash, ka veçuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e radhës në dialog.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Bled në Forumin Strategjik të Bledit këtë vit dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/

Të ngjashme