Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Presidentja njoftoi se në takim mes të tjerash kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë takim Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dalur me një njoftim ku thuhet se se temë e diskutimit ka qenë edhe aksioni i djeshëm në mbylljen e objekteve të komunave paralele në katër komuna në veri të vendit.
Në reagimin e ambasadës theksojnë se vlerësojnë qëndrimin e presidentes Osmani që të ketë koordinim me aleatët rreth veprimeve të Qeverisë.
“Në Forumin GlobSec të Pragës sot DAS Alexander Kasanof dhe Presidenti Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh kyçe, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë