Greqi/ Tre tërmete goditën ishullin e Kretës

23:17 | 31 Gusht 2024
R J

Tre tërmete me përmasa pak më shumë se tre gradë të shkallës Rihter goditën mbrëmjen e kësaj të shtune pranë ishullin grek të Kretës, sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik.

Tërmeti i parë ka qenë me intensitet 3.3 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ndodhet 70 kilometra në juglindje të Guduras.

Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 6.4 kilometra, raportojnë mediat greke.

Tërmeti i dytë ishte me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe ndodhi 48 kilometra në juglindje të Guduras, ndërsa thellësia u vlerësua në 9.8 kilometra.

Tërmeti i tretë ka qenë me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në një thellësi prej 5.6 kilometrash./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme