Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj West Hamit në udhëtim në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit anglez.
Një gabim i rëndë nga mbrojtja e West Hamit i shërbeu më së miri Erling Haalandit i cili në minutën e dhjetë shënoi për rezultatin 1-0.
Vendasit arritën që të barazojnë shifrat në 1-1 në minutën e 19-të, kur Ruben Dias në përpjekje për ta bllokuar topin e çoi atë në rrjetën e portës së tij.
Epërsia e ‘Qytetarëve’ u rikthye sërish në minutën e 30-të, ku përsëri Haaland shënoi kësaj radhe një gol të bukur për rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë West Hami pati një mundësi të pastër shënimi, por gjuajtja e Mohammed Kudus në minutën e 52-të u ndal nga shtylla.
Goli që vendosi takimin dhe ai i het-trikut për Haalandin u shënua në minutën e 84-të kur norvegjezi pa problem arriti që në portën e zbrazët të shënojë për 3-1 pas asistimit të Matheus Nunes.
Ky ishte het-triku i dytë radhazi për Haalandin pas atij që kishte shënuar javën e kaluar ndaj Ipswich Town.
Me këtë fitore City konfirmon veten si lider në Ligën Premier me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa pas pauzës me kombëtare do të luajë ndaj Brentfordit në shtëpi./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...