Osmani bisedon me Kasanofin për dialogun Kosovë-Serbi

19:41 | 31 Gusht 2024
R J

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka takuar në Pragë të Çekisë ndihmëssekretarin e ShBA-ve, Alexander Kasanof.

Sipas një postimi në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, e rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Osmani.

Të ngjashme