Evertoni raportohet se ka përfshirë një klauzolë të veçantë në marrëveshjen e tyre për të huazuar Armando Brojën nga Chelsea.
Klubi anglez kompletoi në frymën e fundit transferimin e sulmuesit shqiptar në ‘Goodison Park’ para se afati kalimtar veror të mbyllej të premten.
Reprezentuesi shqiptar ishte njëri prej lojtarëve të Chelseat i cili u përjashtua nga ekipi i parë dhe iu kërkua që të gjejë një ekip të ri.
Ipswich Town kishte bërë përpjekje për të nënshkruar me 22-vjeçarin, por në fund ishte Evertoni ata që fituan garën për shërbimet e tij.
Problemi i vetëm për Evertonin është se Broja momentalisht është i lënduar, pasi kishte pësuar një lëndim në këmbë gjatë parasezonit.
Sulmuesi do të vazhdojë rehabilitimin e tij tek Evertoni para se të rikthehet diku rreth muajit tetor.
Sipas Liverpool Echo, Evertoni ka përfshirë një klauzolë sipas së cilës ata nuk do të paguajnë asgjë për Brojën, pagë ose shumë të transferimit deri në momentin kur rikthehet nga lëndimi.
Klubi ka gjithashtu opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të Brojës verën e ardhshme në rast se ai ka një sezon të suksesshëm.
“Pasi e kemi përcjellur rrugëtimin e Armandos për disa vite, ne jemi shumë të kënaqur që kemi qenë në gjendje ta sjellim atë në klub”, ka thënë drejtori sportiv i Evertonit, Kevin Thelwell./Telegrafi/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës