Google ADS

Bahri Fazliut i ngrihet pllakë përkujtimore në vendin ku u përjetësua heroikisht

17:09 | 31 Gusht 2024
E.K

Në nderim të Heroit Bahri Fazliu, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëkombas nga të gjitha trojet, kanë zbuluar sot një pllakatë përkujtimore në vendin ku ai u përjetësua 26 vite më parë, te trekufiri.

Haradinaj tha se ngjarja filloi me ngjitjen e Shtegut të Lirisë, duke u mbledhur në Qafën e Bogiqës, aty ku heroi Bahri Fazliu mori përjetësinë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, që u organizua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u nderuan edhe shumë dëshmorë të tjerë të Shtegut të Lirisë, mes të cilëve: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala, Xhavit Islami, Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj dhe Shpëtim Bobi./Arbresh.info

Të ngjashme