Turqia arrestoi këtë javë mbi 100 anëtarë të dyshuar të grupit militant Shteti Islamik (IS), njoftuan autoritetet të premten.
Ky vend është përballur me disa sulme të mëdha, përfshirë një sulm në një klub nate në vitin 2017, ku u vranë dhjetëra njerëz. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë Shteti Islamik.
Bastisjet e fundit u kryen në të gjithë Turqinë, duke përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qytetin më të madh, Stambollin. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, e konfirmoi këtë në platformën sociale X.
Arrestimi i 119 personave këtë javë vjen pas ndalimit të 99 të dyshuarve të tjerë në fillim të gushtit.
Që nga rënia e “kalifatit” të vetëshpallur të Shtetit Islamik në vitin 2019, disa anëtarë të dyshuar të këtij grupi nga Siria dhe Iraku janë vendosur në Turqi.
Autoritetet turke kanë deklaruar se që nga qershori i vitit 2023, janë arrestuar më shumë se 3,600 persona për lidhje të dyshuara me grupin xhihadist.
Sipas autoriteteve lokale, dy nga sulmuesit që vranë 145 njerëz në një sallë koncertesh në Moskë në muajin mars kishin kaluar disa javë në Turqi përpara se të shkonin në Rusi. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Shteti Islamik. /Telegrafi/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...