Plagoset një grua dhe lëndohen gjashtë persona të tjerë në Suharekë

21:03 | 30 Gusht 2024
K.B

Një grua është plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një lokali nate në Topliçan të Suharekës.

Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Ai tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Dy të dyshuar meshkuj , (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës”, konfirmoi Bytyqi.

Ai tha se është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës.


Konfirmimi i plotë:

Me datë 30.08.2024 , rreth orës 02:05 pas një zënke, një person i shoqëruar edhe nga dy shokë , nga parkingu i një lokali nate në Topliçan të Suharekës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit. Si pasojë një femër është plagos në këmbë nga plumbi dhe 6 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga xhamat etj .

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë.

Patrulla policore sapo e ka marr informatën ka shkuar në vend ngjarje e më pas atyre iu janë bashkangjit të gjitha njësit përgjegjëse si dhe eprorët e Stacionit dhe eprorët Rajonal të policisë. Policia ka punuar me përkushtim dhe pa ndal derisa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar.

Dy të dyshuar meshkuj , (Ç.S. 22 vjeç dhe A.A. 23 vjeç ) nga Suhareka pasi që janë intervistuar me urdhër të prokuroit kujdestar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa I dyshuari I tretë (mashkull A.D. 18 vjeç) është liruar me procedurë të rregullt. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdor për kryerjen e veprës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme