Ukrainë, Zelensky shkarkon shefin e Forcave Ajrore pas rrëzimit të F-16 të SHBA

20:27 | 30 Gusht 2024
A B

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleschuk sot, një ditë pasi u njoftua se një nga avionët luftarakë amerikanë F-16 të dorëzuar në Kiev ishte rrëzuar. Si pasojë e rrëzimit të avionit, mbeti i vrarë edhe piloti.

“Vendosa të zëvendësoj komandantin e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës,” tha Zelensky në një postim në rrjete sociale.

Presidenti ukrainas nuk specifikoi arsyet e largimit të Oleschuk, por nënvizoi se stafi duhet të mbrohet dhe se është e nevojshme të forcohet administrata./abcnews/

Të ngjashme