Kryeministri Albin Kurti duke komentuar deklaratën e djeshme të presidentit francez, Emmanuel Macron në Beograd, se ‘partnerët evropianë janë të shqetësuar për lëvizjet e njëanshme të Kosovës’, ka thënë se si qeveri janë duke vendosur sundim të ligjit e paqe e siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe se duan bashkëpunim e mbështetje nga aleatët.
“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat, e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, ka thënë Kurti, i pyetur nga gazetarët rreth deklaratës së presidentit francez.
Macron gjatë vizitës në Beograd i ka quajtur “të njëanshme dhe shqetësuese” lëvizjet e autoriteteve të Kosovës dhe se “ato nuk japin sinjal të mirë”. Njëherësh, ai ka thënë se Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë./rtk
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...