Ankandi i radhës i Letrave me vlerë mbahet më 5 shtator 2024

14:39 | 30 Gusht 2024
E.K

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se, më 05 shtator 2024 do të mbahet ankandi i dymbëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme