Google ADS

Tensionet më Libi/ Arratiset guvernatori i Bankës Qendrore

14:25 | 30 Gusht 2024
R J

Guvernatori i Bankës Qendrore të Libisë, Sadiq el-Kebir, tha se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të bankës u detyruan të largoheshin nga vendi për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme nga milicitë e armatosura.

“Milicitë kërcënojnë dhe terrorizojnë stafin e bankës dhe ndonjëherë rrëmbejnë fëmijët dhe të afërmit e tyre për t’i detyruar të shkojnë në punë”, tha Kabir.

Ai tha gjithashtu se përpjekjet e kryeministrit të përkohshëm Abdulhamid al-Dbayba për ta zëvendësuar atë ishin të paligjshme dhe në kundërshtim me marrëveshjet e negociuara nga OKB për kontrollin e bankës qendrore.

Kriza po shkakton një nivel tjetër të paqëndrueshmërisë në Libi, një prodhues i madh i naftës i ndarë në dy kampe rivale në pjesët lindore dhe perëndimore të vendit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme