Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë, Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu.
Fillimisht kryeministri shprehu falënderimin për mbështetjen e Shqipërisë dhe raportet tona vëllazërore.
Vuri theksin veçanërisht edhe në thellimin e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura si ato për lehtësimin e procedurave të kalimit tranzit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake, deri tek rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.
Kryeministri Kurti nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë edhe për anëtarësimin e Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut (A-5), ku Shqipëria është edhe kryesuese këtë vit.
Duke e falënderuar për vizitën dhe bashkëbisedimin, kryeministri i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë ministrit Vengu./Arbresh.info
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban