Haxhiu në Ditën e të Pagjeturve: Drejtësia do të jetë e plotë atëherë kur çdo familje të ketë përgjigjen që kërkon

13:48 | 30 Gusht 2024
E.K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka theksuar se ata janë një kujtesë e vazhdueshme e padrejtësive që përjetoi populli i Kosovës.

“Këto plagë të hapura janë një kujtesë e përhershme e padrejtësisë dhe dhimbjes së pashlyeshme që përjetuan familjet e tyre, që përjetoi populli i Kosovës. Në këtë ditë, përkujtojmë sakrificat e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë të palëkundur për të zbardhur fatin e të zhdukurve, duke kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për të gjithë ata”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se drejtësia do të realizohet plotësisht vetëm kur çdo familje të marrë përgjigjen që kërkon./Arbresh.info

Të ngjashme