Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar se orët vijuese do të zyrtarizohet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën.
Avdyli tha se në zgjedhje do të shkojnë si kolaicion me dy partite e tjerë që për katër vite kanë bashkëqeverisur me vendin.
“Falë bashkëpunimit të mirë që kemi pasur në ekzekutiv dhe legjislativ si parti VV dhe Guxo e shohim të nevojshme që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë dhe në këtë drejtim diskutimet kanë qenë dhe kanë vazhduar edhe sot dhe besoj do të arrihet të nje marrëveshjeje e tillë që do t’i përfshijë një bashkëpunim të ardhshëm për katër vitet e ardhshme të qeverisjes mendoj që partia Guxo i ka dhënë shumë këtij koalicioni edhe në Kuvend edhe në ekzekutiv dhe në këtë drejtim gjitha këto premisa na çojnë që ne ta vazhdojmë bashkëpunimin e ardhshëm në katër vitet e ardhshme dhe besoj se kjo do të arrihet përmes një koalicioni. Pritet në oret vijuese (zyrtarizimi i koalicionit) Kolaicioni deri në orën 16:00 besoj se do sqarohen të gjitha dhe besoj se ky koalicion do të regjistrohet dhe do vazhdojmë bashkëpunimin në katër vitet ardhshme per të vazhduar punët e mira…”, tha Avdyli për rtv21.
I pyetur nëse do të ketë ndonjë koalicion paszgjedhor me partitë e tjera Avdyli tha se koalicioni Vetëvendosje-Guxo-Alternativa nuk ka nevojë për parti të tjera.
“Besojmë se koalicioni VV- Guxo dhe Alternativa nuk ka me pasë nevojë për parti tjera ky koalicion përbëhet për të kaluar rezultatin e 14 shkurtit 2021, besoj do të kalohet rezultati 51%”, tha Avdyli.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...