Ndalohet një person në Gostivar, dyshohet për zjarrvënie në varreza

12:53 | 30 Gusht 2024
R J

MPB Maqedoni njofton se dje (29.08.2024) në orën 14:00 zyrtarët policorë në Gostivar kanë ndaluar një person.

Ai dyshohet se tek varrezat e fshatit Gradc ka shkaktuar zjarr.

“Dje (29.08.2024) në orën 14:00 zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë ndaluar personin S.B (55) nga fshati Gradec, për shkak të dyshimeve se tek varrezat e fshatit Gradec ka shkaktuar zjarr duke djegur bar të ulët. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj S.B do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme