Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.
Haradinaj ka shprehur falënderime ndaj ambasadorit turk në Kosovë, Sabri Tunç, për kontributin e jashtëzakonshëm që Turqia ka dhënë për Kosovën.
“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë. Ambasadorit Angılı i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë më rëndësi për shtetin dhe popullin turk, me dëshirën për prosperitet dhe paqe. Po ashtu, theksova miqësinë e përhershme dhe të fortë që lidh shtetin tonë me Turqinë, e cila gjithmonë ka qenë përkrahëse e pakursyer në të gjitha proceset e shtetndërtimit”, tha Haradinaj./Arbresh.info
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...